Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë

Herbalisti i njohur, Irfan Gjeçi, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, për të dhënë disa këshilla për personat që agjërojnë.

I pyetur se çfarë duhet të konsumohet që besimtarët të kenë energji gjatë agjërimit, Irfani u shpreh se sallatat ndihmojnë shumë.

“Nuk duhet të heqin dorë nga sallatat, sidomos ato të frutave. Avokado duhet të përdoren, mollët, portokalli”, tha Irfani.

Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë

Herbalisti shtoi më pas se duhet që të konsumohet edhe fara e linit, pasi ka shumë fibra dhe i ndihmon ata që janë në agjërim.

E çfarë duhet konsumuar që të jeni të hidratuar gjatë kësaj periudhe? Gjeçi tha se për të mos ndjerë lodhje, uri dhe etje, duhet të përdorni çajin e shafranit, çajin e përzier apo të farës së zezë. Ai shtoi se mund të marrin edhe propolis bimor, pasi nuk ka alkool.

Irfani më pas u uroi të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë dhe Zoti i bekoftë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore