Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Çfarë pritet të ndodhë me rezidencën luksoze që ka nxjerrë në shitje diva e muzikës Jennifer Lopez?!

Çfarë pritet të ndodhë me rezidencën luksoze që

Është ende shumë e vërtetë që jeta e Jennifer Lopez është si një sfidë që shpesh herë ka ulje-ngritjet e saj. Aktorja dhe këngëtarja e famshme u martua për herë të katërt në jetën e saj në vitin 2022 dhe, pas një muaji mjalti intensiv duke bërë udhëtime të bukura nëpër botë me Ben Affleck, J-Lo dhe bashkëshorti i saj i janë kthyer përditshmërisë dhe rutinës së tyre.

Aktori ka vazhduar xhirimet e projekteve të reja, ndërsa artistja sapo ka publikuar një film të ri të quajtur ‘Shotgun Wedding’, ku luan rolin e një gruaje që do të martohet. Lopez është bërë sërish kryefjala e këtyre ditëve të fundit pasi vendosi të nxjerrë në shitje një nga pronat më luksoze që mund të gjenden në Kaliforni.

Çfarë pritet të ndodhë me rezidencën luksoze qëÇfarë pritet të ndodhë me rezidencën luksoze që

Fotografitë e pronës së saj janë ngarkuar në website-n dhe rrjetet sociale të një prej agjencive më të famshme të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara. Rezidenca është hedhur në treg me një çmim fillestar prej 42.5 milionë dollarë, pasi aktorja e bleu pronën në vitin 2016 për 28 milionë dollarë. Kjo do të thotë se shumë pak mund të përballonin blerjen e pronës së saj por gjithësesi kjo gjë mbetet për t’u parë sepse tek e fundit kush nuk do të donte të jetonte në rezidencën e një dive si J.Lo.

Sipas agjentit Brett Lawyer, i cili është përgjegjës për gjetjen e një pronari të ri për këtë shtëpi mbresëlënëse, rezidenca është projektuar nga arkitekti Samuel Marx, i cili i dha asaj një frymëzim të stilit francez. Rezidenca prej 13,000 metrash katrorë ka nëntë dhoma gjumi, 13 banja, një kinema dhe sallone të ndryshme të brendshme, si dhe tarraca për t’u çlodhur. Sa i përket pamjes së jashtme, prona e Lopez ka një amfiteatër të rrethuar me gjelbërim, tarraca, një pishinë dhe madje një liqen privat me një zonë plazhi për t’i shpëtuar paparacëve.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore