Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Çfarë po ndodh me Jennifer Lopez? Një “armik” i panjohur po përpiqet ta fusë në telashe

Çfarë po ndodh me Jennifer Lopez? Një “armik” i

Duket se dikush ka vendosur që këngëtaren me famë botërore, Jennifer Lopez, ta fusë patjetër në telashe. Ende nuk dihet se kush dëshiron një gjë të tillë, por burime nga departamenti i policisë kanë thënë se “prej 6-muajsh vijnë ankesa dhe telefonata se në shtëpinë e 51-vjeçares bëhet shumë zhurmë dhe dëgjohet muzikë me zë të lartë”.

Por në momentin që policia ka shkuar në shtëpinë e JLo për të bërë verifikimet e duhura, nuk kanë hasur në asnjë problem që të jetë shqetësuese për banorët e zonës.

Madje thuhet se në një rast kur policia ka shkuar në shtëpinë e këngëtares, kanë gjetur vetëm kopshtarin, i cili nuk ka qenë duke dëgjuar muzikë. Sipas burime, telefonata ku akuzojnë Lopez për zhurmë kanë nisur menjëherë pas performimit të saj në inaugurimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Si pasojë kanë nisur dyshimet se këto telefonata janë motivuar nga qëllime politike për të nxjerrë keq artisten dhe për ta përfshirë në telashe.

Mediat e huaja shkruajnë se tashmë skuadra e Jennifer po punon që ta zgjidhë këtë mister, i cili ka shqetësuar jo vetëm artisten, por edhe policinë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore