Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Çfarë po ndodh me Baba Stars? Reperi reagon: I kemi ndërprerë kontaktet në mënyrë shumë banale. Me Getoarin...

Çfarë po ndodh me Baba Stars? Reperi reagon: I kemi

Reperi Agron Amiga ka treguar se çfarë po ndodh me Baba Stars dhe çfarë shkaktoi ndarjen e grupit.

I ftuar në emisionin “ABC e pasdites”, ai tha se tema e grupit është pika e tij e dobët dhe se do të mbaj në memorie veç kujtime të mira.

“Këtë temë e kam shumë pikë të dobët dhe s’po du me e ekzagjeru, du me lon veç kujtime të mira prej Baba Stars. Nuk po du me pas as urrejtje. Të qenurit baba më ka bërë më të dhimbsur, të gjithë jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë.  Ka ndodhur shumë padrejtësi dhe parregullsi ndërmjet anëtarëve të grupit”.

I pyetur nëse ruan ende kontakte me Getoarin, ai tha:“Fatkeqesisht jo! Më vjen keq që po e them këtë, i kemi ndërprerë në mënyrë shumë banale kontaktet. Unë i kam thënë atij si burrë; jena bo 20 vjet karrierë bashkë. Hajde po i ndajna  senet në tavolinë. S’’po punojnë në bashkë, por mujna me qenë shokë. Më vjen keq që shumica prej anëtarëve të grupit janë të shpërndarë; Cozma është në Londër, unë jam Gjermani, Majk në Prishtinë, Geti është që sa vite në Tiranë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore