Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Çfarë ndodhi papritur? “Eurovision” detyron dy këngëtarët italianë të ndryshojnë këngën, Mahmood: Ka një problem...

Çfarë ndodhi papritur? “Eurovision” detyron dy

Mahmood dhe Blanco janë fituesit e Festivalit të Sanremo 2022 me këngën “Brividi”. Kënga e tyre është pëlqyer shumë nga italianët dhe dyshja janë shumë të dashur kohët e fundit.

Por duket se tani ata kanë hasur me një problem pikërisht me këtë këngë që ka fituar zemrën e publikut.  Për të marrë pjesë në “Eurovision”, këngëtarët tashmë do të detyrohen të modifikojnë këngën, pasi kjo e fundit nuk respekton disa rregulla të kërkuara për të hyrë në garë. Në detaje, këto janë arsye të kohëzgjatjes.

Mahmood dhe Blanco janë të detyruar që ta shkurtojnë këngën deri në 3 minuta, pasi asnjë këngë nuk duhet të jetë më e gjatë se aq në kompeticion.

Kështu, dy artistëve u duhet të presin rreth 30 sekonda nga kënga që të hyjnë zyrtarisht në garë. Mirëpo ishte vetë Mahmood, i cili u shpreh se kjo gjë ishte thuajse e pamundur për të gjithë, ndaj ata do të sjellin një version të ri të këngës.

“Ka një problem teknik për Eurovision sepse kënga është shumë e gjatë. Ne u munduam ta shkurtojmë në çdo mënyrë të mundshme, por nuk ja dolëm. Por rregulli është strikt dhe nuk bëhen përjashtime. Po bëjmë të pamundurën bashkë me stafin që të heqim 30 sekonda, megjithëse janë shumë për një këngë. Ndaj ‘Brividi’ do vijë në një version tjetër, ndryshe nga ai i festivalit, por premtojmë që do jetë njësoj i bukur”, u shpreh këngëtari.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore