Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Çfarë ndodhi me kafen serioze?”, Melisa poston pozën e bukur me Andin: Le të themi...

“Çfarë ndodhi me kafen serioze?”, Melisa poston

Pasi vendosi që të dilte nga emisioni “Për’puthen”, Melisa Lleshi, nisi karrierën e saj si këngëtare. Ajo publikoi këngën e saj të parë, e cila duket se është pritur mjaft mirë nga fansat.

Gjithashtu Melisa ka zbuluar se do të ketë edhe këngë të tjera dhe po punon shumë me projektet e reja. E duke qenë se ka qenë shumë e zënë me punë, nuk ka patur kohë që të merret me rrjetet sociale.

E si pasojë, së fundmi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj ku shkruan: “Shumë qetësi këto kohë, më thuaj”. E menjëherë kanë vërshuar pyetjet apo edhe komplimentet për të.

“Çfarë ndodhi me kafen serioze?”, Melisa poston

“Çfarë ndodhi me atë kafen serioze, u zgjat apo stopoj?”, e pyet dikush, duke ju referuar kafes me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Andi, me të cilin u tha se është në një lidhje dashurie.

“Le të themi që...”, ka shkruar Melisa, duke lënë fansat të mendojnë çfarë të duan, apo edhe duke lënë të kuptohet se çdo gjë ka shkuar mirë.

“Çfarë ndodhi me kafen serioze?”, Melisa poston

 Më pas një tjetër ndjekës i ka kërkuar që të postojë një foto të saj me Andin. Llehsi ka postuar një pozë ku të dy shfaqen shumë elegantë. Duket se fotoja në fjalë është shkrepur gjatë një puntate të “Për’puthen Prime”.

“Sa larg shkova në album”, shkruan Melisa krahas fotos, ku ata shfaqen pranë njëri-tjetrit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore