Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Çfarë mendimi ka Beniada Nishani për "BBV2" dhe cili banor është i preferuari i saj?

 

E ftuar në emisionin  ‘Ndryshe’ në 'Top Albania Radio' ishte modelja dhe prezantuesja Beniada Nishani. Bukuroshja padyshim qe nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve ‘pikante’ të Salsano Rrapit dhe Adi Pojanës lidhur me jetën e saj personale, ‘Big Brother Vip Albania’ dhe jo vetëm.

Si ndihet Beniada që nga fillimi i këtij edicioni të ri të ‘BBV’, banorët e edicionit të parë janë lënë në hije?

E vërtetë, unë jam e lumtur se mendoj që gjithësecili ka rrugëtimin e vet dhe edhe pse ka kaluar një vit unë vazhdoj të kem angazhimet e mia. Ky program na kujton gjithë momentet më të bukura. Nuk më vjen keq. Një herë për ne, një herë për Luizin. Bota është rrumbullake.

Cilët janë të preferuarit e saj në këtë edicion dhe ai më pak i pëlqyeri?

Simpatizoj Luizin po dhe Maestron e kam shumë qej, është super gallatë. Le të jetë ‘çik bakllava, çik kadaif’, është ‘funny’. Një person pak i fikur që mund të bëj më shumë është Amos, kisha shpresa më të mëdha. Më duket sikur ka hyrë me zor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore