Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Fansat po e prisnin me padurim! Melisa dhe Andi shfaqen duke u puthur në...

Fansat po e prisnin me padurim! Melisa dhe Andi shfaqen duke u puthur në...

Melisa dhe Andi kanë konfirmuar më në fund lidhjen e tyre. Sigurisht, gjetën mënyrën më të mirë për ta treguar: Videoklipin e ri të Melisës!

Kënga e re e ish-konkurrentes së “PërPuthen” titullohet “Leje” dhe siç u bë e ditur edhe më herët, protagonist në videoklip ishte Andi.

Pas shikimeve provokuese me njëri-tjetrin, Melisës që i këndon dhe Andit që lë “të dashurën” për Melisën, më në fund ndodh edhe puthja e shumëpritur!

Prej kohësh, lart e poshtë po flitej se Andi dhe Melisa janë në një lidhje së bashku.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre. U desh ky videoklip i Melisës, që një Shqipëri të mësonte nga vetë ata diçka që dihej prej kohësh (lidhja e tyre).

Fansat po e prisnin me padurim! Melisa dhe Andi shfaqen duke u puthur në...

Pra, pas Teas dhe Beartit, Melisa dhe Andi janë zyrtarisht çifti i dytë nga “Për’puthen”, që gjithashtu u krijua jashtë emisionit dhe s’preferoi të ndante gjithçka me publikun.

Megjithëse projekti i parë i Melisës, “U kry”, u kritikua shumë nga publiku dhe ajo u akuzua për auto-tune, Melisa ka treguar që s’ka ndërmend të ndalet dhe pas “Leje” me siguri do të kemi të tjera projekte nga ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore