Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Fansat mendojnë se Donaldi i kopjoi këngën, Beatrix i kundërpërgjigjet në mënyrën më epike (VIDEO)

Fansat mendojnë se Donaldi i kopjoi këngën, Beatrix i

Pas ngjarjeve të ndodhura në “Big Brother Vip”, çdo tekst i Donald Veshajt interpretohet si një dedikim për moderatoren e njohur, Bora Zemanin. Qoftë për të kërkuar falje ose dhe për të treguar se e do akoma vargjet e thurura për të kanë qenë të shumta.

I tillë ishte dhe ky i fundit ku Donaldi publikoi disa vargje të këngës së re, dhe të vetmet fjalë që publikoi nga kënga u bënë shkak i trazirave në rrjet.

Me anë të një postimi në “Instagram”-in e tij, aktori i humorit na zbuloi pak nga kënga e tij e re ku thuhej, “Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”.

Fansat mendojnë se Donaldi i kopjoi këngën, Beatrix i

Ishin këto fjalët e publikuara nga Veshaj që u interpretuan menjëherë si një dedikim për Borën. Mirëpo ndjekësve nuk u shpëtoi as ngjashmëria e frazës me tekstin e këngës së Beatrix Ramosaj.

“Sy në sy pa fjalë po më kupton”, thotë Beatrix në tekstin e këngës që ishte një dedikim për Donaldin gjatë romancës së tyre në “Big Brother Vip”.

Të shumtë kanë qenë komentuesit që e akuzuan Donaldin për kopjim të këngës duke nisur kështu një mori komentesh negative në rrjet.

Fansat mendojnë se Donaldi i kopjoi këngën, Beatrix i

Por si duket nuk kanë qenë vetëm komentuesit ata që e kanë marrë këngën si një kopjim, pasi vetë Beatrix ka reaguar.

Me anë të një postimi në “Instastory” ajo ka hedhur një kunj të hapur ndaj Donaldit. Në videon e publikuar nga artistja shfaqet një sekuencë e shkëputur nga filmi “Dy herë mat”.

“Bukur, shumë bukur, tepër origjinale”, duket se ky është një mesazh ironik për Donaldin i cili ende nuk ka reaguar ndaj komenteve.

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore