Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Fansat kanë kohë që duan një bashkëpunim prej tyre! Dy nga artistet shqiptare me famë botërore bëhen bashkë

Fansat kanë kohë që duan një bashkëpunim prej tyre! Dy

Prej disa vitesh, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max, kanë pushtuar tregun muzikor botëror duke arritur majat me sukseset e tyre. Katër artistet shqiptare janë komentuar shumë në mediat e huaja për muzikën, jetën private apo edhe look-un e tyre.

Ndërsa publiku shqiptar prej kohësh ka dashur që të katërta t’i shohë në një bashkëpunim. Herë pas here është përfolur, madje Bebe Rexha e donte një gjë të tillë. Ajo ka treguar se ka dëshiruar prej kohësh që të realizohet ky bashkëpunim, por planet janë shkatërruar për shkak të Dua-s dhe Rita-s, të cilat nuk kanë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën.

“Kam tentuar vërtetë. Nuk e di realisht se çfarë po ndodh mes tyre apo çfarë historie ka. Gjithmonë kam tentuar të ruajë paqen dhe t’i bashkoj vajzat. Për mua, do të doja shumë që të bënim diçka bashkë, por nuk jam e sigurt se do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më gjë për këtë.

Është e çuditshme, sepse unë e di se çdo të thotë të jesh vajzë dhe ndonjëherë ne mund të bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas vetëm për veten, Duan, Ritën apo Avan, por flas për gjithë femrat në përgjithësi. Nuk ka shumë vajza në industri. Është e trishtueshme që ka një konkurrencë të pashprehur. Do të doja shumë që të ndodhte, sepse unë i njoh të gjitha këto vajza personalisht dhe janë të gjitha të mrekullueshme”, është shprehur Bebe për “The Sun” dy vite më parë.

Fansat kanë kohë që duan një bashkëpunim prej tyre! Dy

Por duket se tani ka ardhur një dritë jeshile, pasi dy prej tyre po vijnë me një duet: Rita dhe Ava. Sipas ‘The Sun’, Ora është duke punuar në studio për albumin e ri, i cili do të përfshijë edhe një bashkëpunim me Avën.

“Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe Noah Cyrus”, tha burimi.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi mori famë nga hiti i saj i famshëm “Sweet but Psycho”. Këngëtarja me origjinë nga Saranda ka një album të publikuar në tregun ndërkombëtar, të titulluar “Heaven and Hell”, teksa Rita Ora ka dy albume: “Phoenix” dhe “O.R.A”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore