Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Sulmet kibernetike në internet/ Kush është i riu  shqiptar që sfidoi hakerat në Zvicër?

Sulmet kibernetike në internet/ Kush është i riu  shqiptar

Sulmet kibernetike "trembin" edhe shtetet më të fuqishme të botës. Hakerat janë kudo dhe nuk njohin kufij. Për 'kriminelët" e teknologjisë, qeveritë e çdo vendi, organizata kanë ngritur sisteme sigurie që mos të bien pre e tyre.

Ndërkohë që në periudhën e koronavirusit, këto sulme janë bërë edhe më të shpeshta duke  shfrytëzuar situatën  kaotike  të vende, dhe duke sulmuar edhe sistemet e tyre shëndetësore e duke vënë në rrezik edhe jetën e njerëzve. Të sfidosh hakerat sot nuk është e lehtë, aq më tepër kur ndërmarrin sulme të përmasave të mëdha.

Për të folur për këtë temë ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, 23-vjeçari Mikel Grabocka, nga Korça. I riu prej vitesh studion për master në shkenca kompjuterike në Universitetin e Politeknikut në Zyrih.

Mikeli ka qenë pjesë e një eventi shumë të rëndësishëm, Geneva Cyber 9/12 Strategy Challenge, ku ai së bashku dhe më anëtarët e grupit që përfaqëson, grupi " Idonea" arritën që të shpalleshin fitues (të çmimit të tretë), ku sfiduan një simulim të një krize të madhe kibernetike në vende evropiane por jo vetëm.

“Ishin 20 grupe pjesëmarrëse dhe në mos gabohem ishin 9 shtete anëtare, kryesisht nga Europa. Ishte një grup nga Amerika dhe për herë të parë një nga India”, shpjegoi 23-vjeçari, i cili ka qenë edhe lideri i grupit.

I pyetur se sa i vështirë është që të mundesh një sulm kibernetik, Mikel u shpreh: “Eventi ku morëm pjesë është më shumë strategjik sesa teknik, që do të thotë ne nuk ishim para një kompjuteri duke programuar, po ne ishim para një kompjuteri duke mbledhur informacione, duke diskutuar, pasi propozimet tona i shkonin një organizmi evropian, Komitetit politik dhe të politikës e sigurisë. Ishte për të bërë lidhjen midis ekspertëve në fushë dhe vendimmarrësve në qeveri. E duke qenë se kalonte edhe kufijtë, duhet dikush që të marrë vendime. Sfida ishte me 3 faza”, tha Mikeli.

Sulmet kibernetike në internet/ Kush është i riu  shqiptar

Sulmet kibernetike në internet/ Kush është i riu  shqiptar

Sulmet kibernetike në internet/ Kush është i riu  shqiptar

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore