Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Ende nuk i besoj Meghan dhe Harry-t”, gazetari i njohur: 17 pretendime janë provuar të jenë të pavërteta

“Ende nuk i besoj Meghan dhe Harry-t”, gazetari i njohur: 17

Pas dorëheqjes nga emisioni “Good Morning Britain”, Piers Morgan, ka dhënë intervistën e tij të parë për drejtuesin e Fox, Tucker Carlson.

Kujtojmë se gazetari i njohur dha dorëheqjen pas një grindje rreth komenteve që bëri në lidhje me intervistën e Princit Harry dhe Meghan Markle për Oprah Winfrey.

“Ende nuk i besoj Meghan dhe Harry-t”, gazetari i njohur: 17

Morgan u shpreh në këtë intervistë për Fox se ende nuk i beson ato që Duka dhe Dukesha i Sussex kanë thënë, në veçanti ato që tha Meghan Markle.

“17 pretendime të ndryshme janë provuar të jenë ose të vërteta ose shumë të ekzagjeruar. Unë nuk e besoj Meghan Markle, e kam të pamundur”, është shprehur ai.

“Ende nuk i besoj Meghan dhe Harry-t”, gazetari i njohur: 17

Piers Morgan njëkohësisht sulmoi ish-aktoren e njohur për akuzat e saj në intervistën me Oprah, dhe i kërkoi asaj të fliste me emra. Morgan gjithashtu i tha Carlson se i ishte kërkuar të qëndronte në anën Markle, “dhe nëse nuk i besoni ato që ajo ka thënë, atëherë jeni një racist”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore