
Elton John preket me COVID-19, anulon dy koncerte në SHBA
Pavarësisht se u vaksinua me dozën e tretë, Elton John u infektua me koronavirus dhe u detyrua të shtyjë dy koncerte lamtumire në Dallas.
John “ka vetëm simptoma të lehta” dhe mezi pret të kthehet së shpejti në skenë dhe të vazhdojë turneun e tij të lamtumirës “Farewell Yellow Brick Road”.
Këngëtari 74-vjeç ishte planifikuar të performonte në skenë në Qendrën e American Airlines në Dallas më 25 dhe 26 janar dhe fansat duhet të mbanin biletat e tyre, pasi “datat e reja për koncertet e anuluara do të shpallen së shpejti”.
Muzikanti filloi turin e tij “Farewell Yellow Brick Road” në vitin 2018, duke planifikuar më shumë se 300 koncerte për tri vjet në mbarë botën.
Për shkak të shpërthimit të koronavirusit, ai shtyu shfaqjet në Shtetet e Bashkuara, të planifikuara për vitin 2020, të cilat vazhduan më 19 janar të këtij viti në New Orleans, si dhe koncerte janë planifikuar edhe në Hjuston, Çikago, Detroit, Toronto, Nju Jork dhe Majami.
Më herët, John njoftoi se do të shtynte koncertet evropiane në turneun e tij botëror deri në vitin 2023, në mënyrë që të mund të operonte një ijë të dëmtuar, përcjell AP.

Shumë tërheqëse/ Dua Lipa ‘çmend’ fansat e veshur me bikini (FOTO)
Historia e plotë >

Kush është psikologu që shoqëron aktorin e njohur Johnny Depp në gjykatë?
Historia e plotë >



E besoni se është 60 vjeçe? Duket kaq e re sa e ngacmojnë 20-vjeçarët (FOTO)
Historia e plotë >

Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është Ludian Zaimi, efektivi që qëlloi për vdekje kolegun b...
Historia e plotë >
“Më tallte prej kohësh”/ Çfarë tha pas arrestimit polici që vrau kolegun...
Historia e plotë >
Nëse vuani nga këto sëmundje, e keni shumë të vështirë të përballoni ndryshimin e motit!

Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve? Flet epidemiologu Ilir Alimehmeti

Moti merr kthesën drastike/ Ja si priten temperaturat të hënën
Aktualitet


U plagos nga kolegu, ndërron jetë në spital punonjësi i policisë (EMRI)
Historia e plotë >

