Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Elhaida Dani me lot në sy, ‘hap zemrën’ për prindërit e saj: Më ka marrë malli shumë

Elhaida Dani me lot në sy, ‘hap zemrën’ për

Këngëtarja e dashur për publikun, Elhaida Dani, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes, pasi fansat i kanë komentuar shumë një fotografi të publikuar në “Instagram”. Por mbrëmjen e djeshme, Dani ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku foli për pjesëmarrjen e saj në “Dancing with the Stars”.

E prekur dhe me sytë plot lot, Elhaida tha se prindërit e saj janë pikërisht pengu më i madh në prag të këtij kompeticioni.

Elhaida Dani me lot në sy, ‘hap zemrën’ për

“Më ka marrë malli shumë këtë herë, ishte e vështirë, muaj jashtë Shqipërie, nuk kam folur shumë se diferenca e orareve 7 orë me Kanadanë, është edhe faji im e mirëkuptojnë ata. Mezi pres t’i takoj. Janë shumë të lumtur, mendojnë se do të fitoj”, theksoi këngëtarja e njohur.

Ndërkohë kujtojmë se një foto e Elhaidës ka nxitur jo pak komente nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ata nuk kanë kursyer kritikat dhe komentet ofenduese e bullizuese. Ndër komentet që vihen re në postimin e saj kanë të bëjnë me veshjen, dhe me peshën e saj.

Elhaida Dani me lot në sy, ‘hap zemrën’ për

Komentet në fjalë kanë nxitur një reagim edhe nga ana e vetë këngëtares, e cila shkruan se është e habitur nga gjykimet që ka marrë.

“E para: unë thjesht hodha në trup një veshje që e kam blerë dhe doja ta vishja para se të ikte vera… kujt ja mori mendja gjithë këto gjykime…. E dyta : unë njeri jam , do ndodhi që të marr ca kile e do ndodhi që t’i humbas. Derisa të kem shëndetin kilet le të shkojnë e të vijnë...”, është shprehur Dani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore