Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Ekzekutimi i Mehmet Qemës nga miku i tij, Stresi reagon i pikëlluar: Vijmë shpejt…

Ekzekutimi i Mehmet Qemës nga miku i tij, Stresi reagon i pikëlluar:

Reperi i njohur, Stresi, ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e Mehmet Qemës, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar teksa po rrinte në një lokal me miqtë e tij. Ai u ekzekutua aksidentalisht nga miku i tij.

Ndërkohë Stresi ka postuar një fotografi në “Instastory” ku shfaqet së bashku me 27-vjeçarin dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Vim shpejt meek meek, unë me dy G ik ik”. Gjithashtu reperi e ka shoqëruar postimin me disa emoji lutjeje.

Ndërkohë nga pamjet e publikuara në media në lidhje me vrasjen e të riut, vihet re se si Qema i bënte me shenjë shokut që të largonte armën. Por 28-vjeçari, Marius Dema, vazhdoi ta mbante në dorë armën që i mori jetën Mehmetit.

Ekzekutimi i Mehmet Qemës nga miku i tij, Stresi reagon i pikëlluar:

Policia ka njoftuar se përveç Marius Demës që u vetëdorëzua disa orë pas krimit, u vetëdorëzuan edhe 3 shokë të tjerë që gjendeshin së bashku me ta përtej orës policore.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se është në arrati vetëm njëri prej personave të pranishëm në vrasje. Autori, Marius Dema u soll në vendngjarje disa orë më pas për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i traumatizuar.

“As unë nuk e di se si ndodhi”, ka deklaruar para prokurorisë 28-vjeçari.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore