Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

E pabesueshme/ Peshkatari kap peshkaqenin mutant me “fytyrë njeriu” (FOTO)

E pabesueshme/ Peshkatari kap peshkaqenin mutant me “fytyrë

Një peshkaqen mutant, me “fytyrë njeriu” është kapur në brigjet e Indonezisë nga një peshkatar, duke e lënë atë të shtangur.

Abdullah Nuren, 48-vjeç, ka publikuar fotot e peshkaqenit të vogël, të cilin tha se e kapi në ujërat praro Rote Ndao, në provincën Lindore Nusa Tenggara.

E pabesueshme/ Peshkatari kap peshkaqenin mutant me “fytyrë

Sipas “Daily Mail”, peshkatari kishte kapur fillimisht një peshkaqen të rritur në rrjetën e tij, por kur i hapi barkun gjeti tre këlyshë brenda. Njëri prej tyre kishte një pamje të qartë “njerëzore” me dy sy të mëdhenj të rrumbullakët.

“Unë kapa një peshkaqen të rritur dhe të nesërmen i çava barkun, ishin tre këlyshë, dy që i ngjanin peshkaqenit nënë dhe ky. U habita shumë, e mora me vete në shtëpi. Kur ja tregova komshinjve ata kërkuan që të ma blinin, por unë nuk e shes, do ta mbaj, mendoj se do të më sjelli fat”, tha peshkatari.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore