
“E ndihmova në fillim të shkëputej nga droga”/ Ermal Mamaqi flet si rrallë herë për Dr Florin: I ndodhi një fatkeqësi...
Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, ka kujtuar Dr Florin në një intervistë të dhënë së fundmi dhe ka rrëfyer se si e ka ndihmuar që të largohej nga droga.
Aktori i humorit u shpreh për “RTV Dukagjini” se gjatë periudhës kur jetonin bashkë, ai shkonte në Kishë dhe aty kërkoi ndihmën e një pastori i cili e ndihmoi atë për ta nxjerrë Florin nga ajo situatë.
Ndonëse atëherë u largua, më vonë një fatkeqësi e shtyu Dr Florin që të kthehej sërish në gjendjen e mëparshme, e cila në fund i mori jetën. Kujtojmë se Dr Flori ndërroi jetë nga overdoza.
“Ai ka patur një histori shumë interesante të jetës, ka qenë i varur nga droga, në kohë kur u lidhëm në muzikë filluam edhe të jetonim bashkë, atë kohë shkoja në kishë e ndihmova me një pastor të shkëputej nga droga dhe ai e bëri këtë, u shkëput për rreth një vit e gjysmë nuk konsumoi asgjë dhe ishte i pastër.
Nga ky ndryshim ai mori një vendim që të bënim turne nëpër shkollat e mesme dhe 8-vjeçaret e Tiranës që të bënim takime në sallat e sportit duke kënduar dhe pastaj duke ndarë dëshminë tij se si jeta e tij ndryshoi dhe se si do të shkatërrohej nëse do të vazhdonte drogën dhe folëm edhe me Kryetarin e Bashkisë për këtë, por Florit i ndodhi një fatkeqësi që nuk dua ta përmend tani dhe në atë moment nuk e përballonte dot dhe ra përsëri në gjendjen e mëparshme dhe shkoi në overdozë dhe ndërroi jetë.
Vdekja e tij ishte një mesazh që ai ia dha gjithë njerëzve që kanë probleme me drogën dhe po mendojnë të marrin atë rrugë, ai dha mesazhin më të madh që kjo është rruga e gabuar”, ka rrëfyer Ermali.







“Mu mbushën sytë me lot”/ Çfarë ndodhi që Luizi u përlot?
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja në vendin tonë? Këmbimi valutor 1 shkurt 2023

Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana
Aktualitet

Arrestohet në Kosovë vrasësi i Briken Sanajt te “Kodra e Diellit” (EMRI)
Historia e plotë >

Vidhte makinat e parkuara jashtë stadiumit, përfundon në pranga shqiptari
Historia e plotë >
