Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

E lumtur në krahët e Ben Affleck, por si e pritën fëmijët lidhjen e re të Jennifer Lopez? (FOTO)

E lumtur në krahët e Ben Affleck, por si e pritën

Që pas ndarjes nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez u përfol se ka nisur një lidhje të re dashurie me ish-partnerin, Ben Affleck.

Ata janë fotografuar thuajse gjatë gjithë kësaj periudhe në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin. E teksa kalojnë një kohë të mirë pranë njëri-tjetrit, ata janë të fokusuar edhe në mirëqenien e fëmijëve të tyre.

E lumtur në krahët e Ben Affleck, por si e pritën

Duke cituar një burim, “Entertainment Tonight” shkruan se 51-vjeçarja është shumë e përqendruar te fëmijët e saj, duke pasur parasysh se sa të lidhur kanë qenë me Arod dhe fëmijët e tij.

Burimi ka shtuar se binjakët e JLo duan që nëna e tyre të jetë e lumtur. “Fëmijët e saj gjithmonë kishin një kohë të shkëlqyer me Alex dhe ishte shumë përfshirës, mbështetës dhe i ndjeshëm ndaj nevojave të tyre”, ka vijuar burimi.

E lumtur në krahët e Ben Affleck, por si e pritën

Sipas tij,  këngëtarja gjithmonë do të ketë një hapësirë në zemrën e saj për Rodriguez, por në këtë pikë, ajo ka ecur përpara.

Ndërkohë Lopez dhe Affleck, të cilët fansat iu referohen si “Bennifer” kur u takuan fillimisht, kohët e fundit ringjallën romancën e tyre pasi i dhanë fund fejesës e tyre në 2004.

E lumtur në krahët e Ben Affleck, por si e pritën

E lumtur në krahët e Ben Affleck, por si e pritën

E lumtur në krahët e Ben Affleck, por si e pritën

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore