Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“E kisha të pamundur...”/ Rozana Radi zbulon pse nuk u bë pjesë e BB VIP

“E kisha të pamundur...”/ Rozana Radi zbulon pse nuk u bë

BB VIP - Prej disa muajsh, “Big Brother VIP” është kthyer në reality show-n më të ndjekur në ekranin shqiptar.

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe komentohen shumë. Por nuk janë vetëm ata që komentohen, pasi edhe personazhet e njohur të ekranit që kanë refuzuar të jenë pjesë e BB VIP marrin herë pas here vëmendjen e publikut.

Së fundmi ka qenë këngëtarja e njohur, Rozana Radi, e cila ka zbuluar se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, por që ka pasur arsye që ta refuzonte.

“E kisha të pamundur...”/ Rozana Radi zbulon pse nuk u bë

Teksa ndjekësit e kanë pyetur gjatë një bashkëbisedimi nëse ka marrë ftesë për në BB VIP, Rozana tha “po”.

“Po, për shkak të angazhimeve të shumta që kam jashtë, e kisha të pamundur të isha pjesë e Big Brother’”, është përgjigjur këngëtarja e dashur për publikun.

Kanë qenë mjaft personazhe të njohur që kanë marrë ftesë nga “Big Brother VIP” për të qenë pjesë e saj, por për shkak të angazhimeve të ndryshme e kanë pasur të pamundur që të hynin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore