Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

E gjeni dot? Zbuloni qytetin shqiptar ku shihet më shumë porno (VIDEO)

E gjeni dot? Zbuloni qytetin shqiptar ku shihet më shumë porno (VIDEO)

Çdo fundvit edhe “Google” bën bilancet e tij lidhur me kërkimet që janë bërë gjatë vitit. Doni të dini se për çfarë kanë qenë më shumë kuriozë shqiptarët gjatë 2022?

Specialisti i IT-së, Tomi Kallanxhi, tregoi në puntatën e fundit të “Goca dhe Gra” në Top Channel, se personazhe si Amber

Heard dhe interesi për trafikantët kanë qenë ndër më të kërkuarat.

Ndërkohë sipas tij, Berati është qyteti ku kërkohet më shumë kategoria porno dhe pas tij vjen Gjirokastra, Dibra, Lezha dhe Fieri. Tirana është e fundit.

Nuk kishte si të mungonte lufta në Ukrainë që ka qenë po ashtu një nga temat kryesore. Qytetet më të interesuar për luftën kanë qenë Vlora, Tirana dhe Lezha. Kurse më pak të interesuarit kanë qenë kukësianët.

Këmbimi i parave ishte një nga gjërat më të kërkuara në Top 10. Qyteti që kërkoi më shumë për lotarinë amerikane ishte, pa surprizë: Korça. Por surprizë është padyshim që një nga togfjalëshat më të kërkuar në 2022-shin është Panairi i Librit.

Ndryshimet klimatike kanë qenë gjithashtu trend dhe tepër të kërkuar, gjë që tregon ndërgjegjësim. Sakaq, Tushemishti është ndër të kërkuarit në kategorinë real estate dhe udhëtim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore