Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

”E fala për 6 vite”/ Arjola Demiri rrëfen tradhtinë nga ish-partneri i saj

”E fala për 6 vite”/ Arjola Demiri rrëfen tradhtinë

Prova javore ka vijuar për dyshen e banorëve të ”Big Brother Vip”, Ilir dhe Arjola.

Radhën për të rrëfyer diçka e ka pikërisht Arjola, së cilës ju desh të ndantë për Ilirin dhe publikun tradhtinë nga ish-partneri i saj.

Ajo tha se e kishte mësuar këtë gjë nga një mikesha e saj por vetëm pas disa kohësh mundi ta besonte vërtet.

‘’ Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhtoja, më tradhton vetë’’,- tha ajo.

Më tej aktorja tregoi se e kishte falur këtë veprim për 6 vite por gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.

‘’Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë’’,- shtoi ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore