Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

 “E Diell” mbyll me sukses sezonin, stafi ka një mesazh për publikun

 “E Diell” mbyll me sukses sezonin, stafi ka një mesazh

Programi shumë i pëlqyer i publikut shqiptar, “E Diell” që transmetohet çdo të diel në ekranin e Top Channel, ka mbyllur me sukses edhe këtë sezon.

Programi argëtues, informues dhe edukativ i së dielës ka integruar në përmbajtjen e tij çdo moshë, duke i dhënë një hapësirë çdo fushe me potencial interesant për të krijuar spektakël.

Me rubrika të ndryshme që u pritën mjaft mirë nga teleshikuesit, me surpriza të shumta, të ftuar specialë dhe lojëra që bënë edhe më aktiv publikun, “E Diell” u kthye në një nga programet e pëlqyer për të gjithë.

E teksa ky sezon përfundoi me shumë sukses, stafi i “E Diell” ka bërë një mesazh për të gjithë ata që e ndoqën programin me shumë dashuri dhe që dhanë komentet më pozitive.

“Stafi i “E Diell” ju uron pushime të mbara të gjithëve. Kalofshi një verë sa më të bukur dhe argëtuese. Shihemi së shpejti në Top Channel”, është mesazhi nga stafi i “E Diell”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore