Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Dyshja e njohur e aktorëve të filmit të Spiderman po e bëjnë lidhjen akoma dhe më serioze mes tyre!

Dyshja e njohur e aktorëve të filmit të Spiderman po e

Zendaya dhe Tom Holland duket se sa vijnë dhe po bëhen më seriozë në lidhjen e tyre.  Ylli i “Euphoria” është fotografuar në një shëtitje në Londër me të dashurin e saj Tom dhe prindërit e tij, Dominic Holland dhe Nikki Holland. Për daljen e tyre, Zendaya kishte veshur një xhup gri me pantallona sportive, një xhaketë të zezë dhe çizme ndërsa ecte me qenin e saj Noon. Tom nga ana tjetër kishte zgjedhur një këmishë portokalli me xhinse, një xhaketë ngjyrë kafe dhe një kapuç të bardhë. Prindërit e tij gjithashtu ishin veshur stil ‘casual’ me xhaketë dhe çizme. Katërshja dukeshin të gjithë të buzëqeshur teksa morën një filxhan kafe në dorë dhe u nisën për në park.

Dyshja e njohur e aktorëve të filmit të Spiderman po e

Dhe takimi familjar në park ishte një nga disa daljet rastësore të kohëve të fundit për Zendaya dhe Tom, të dy 26 vjeç, të cilët u panë të kapur për dore jashtë një dyqani ushqimor në Mbretërinë e Bashkuar të nesërmen. Çifti nuk janë parë prej kohësh në një dalje publike së bashku, që pas paraqitjes së Zendaya-s në tapetin e kuq për çmimet NCAAP dhe SAG. Edhe pse Tom nuk ishte pranë saj, ai ishte fansi i saj numër një nga larg, pasi komentoi tre emoji me sy me zemra nën foton e Zendaya-s në Instagram.

Megjithatë, nuk është për t’u habitur që aktori i “Avengers: Infinity War” qëndroi në shtëpi ndërsa Zendaya u paraqit në tapetin e kuq pasi dyshja kanë qenë shumë privatë gjatë marrëdhënies së tyre dyvjeçare. Madje, në nëntor të vitit 2021, Tom reflektoi mbi rëndësinë e të pasurit kufij nga publiku. Ai u shpreh në një intervistë për “GQ” në atë kohë:

Gjithmonë kam qenë vërtet i vendosur për ta mbajtur private jetën time personale, sepse gjithsesi ndaj shumë nga jeta ime me botën. Ne u ndjemë disi ‘të grabitur’ nga privatësia jonë. Nuk mendoj se bëhet fjalë për të mos qenë gati. Vetëm se ne nuk donim.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore