
Dy vëllezërit shkodranë krijuan labelin muzikor në Itali, Elisi: I besuam projektin vajzës së Albano Carrisit (FOTO)
Vëllezërit nga Shkodra, Elis dhe Anxhelo Shkoza, jetojnë prej vitesh në Romë, aty ku karrierën dhe veprimtarinë e tyre ia kanë dedikuar muzikës.
Ata drejtojnë një label muzikor (Techpro SRL) dhe qëllimi i tyre është tregu ndërkombëtar italian, por pa harruar edhe atë shqipfolës.
Së shpejti, përveç bashkëpunimeve me artistë të ndryshëm po punohet për publikimin e një albumi që pritet të publikohet përpara verës. Ata po bashkëpunojnë me Jasmine Carrisi, vajza e të famshmit Albano Carrisi.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt janë shumë entuziast dhe impenjohen në maksimum që realizimi i tij të jetë sa më i suksesshëm.
Për të folur më shumë rreth këtij bashkëpunimi dhe karrierës së tyre në Itali, ishte në një lidhje “Skype” me “Shqipëria Live”, Elisi, ai tha se eksperienca e tyre në muzikë ka qenë gjithmonë.
“Jemi angazhuar gjithmonë me sektorë të ndryshëm në muzikë. Vëllai është DJ i njohur këtu në Itali”, tha Elisi, i cili shtoi se janë duke biseduar me shtëpinë e famshme diskografike “Sonny” për të bashkëpunuar për disa projekte.
I pyetur në lidhje me mënyrën se si u lidh me Jasmine Carrisi, Elisi u shpreh se kur bënë projektin, ata vendosën që të kishin atë pasi është një talent në ngjitje.
“Ne javën e kaluar ishin në vendbanimin e Albanos, jemi pritur shumë mirë dhe jemi të kënaqur që arritëm këtë ditë. Ndërsa artistin kolumbian e morëm pasi rregetoni vjen nga ana tij dhe për momentin është në top klasifikimet në të gjithë botën”, tha Elisi.
Ai shtoi se kanë patur që në fillimet e tyre bashkëpunime me këngëtarë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri dhe jo vetëm, si Alida Duka dhe dy këngëtarë të muzikës popullore.









Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i një patronazhisti: Ja se si mblidheshin të dhënat ...
Historia e plotë >
Politikanët dhe këshilltarët që iu "prenë kokat"/ Nga kontratat korrupti...
Historia e plotë >
BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash Pzifer në Ballkanin Perëndimor

Lufta ndaj COVID/ Mjeku Tritan Kalo bën thirrjen e fortë: Njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë që...

Jeni vaksinuar me Pfizer? Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë
Zgjedhje 2021




