Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Duet me Florin? Flet për herë të parë Albani: Ne jemi rivalë në fund të ditës... (FOTO)

Duet me Florin? Flet për herë të parë Albani: Ne jemi

Para disa javësh, Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesin ishin kryefjala e mediave rozë, pasi u përfol për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Që të dy postuan foto së bashku në rrjetet sociale, duke treguar se janë miq por në të njëjtën kohë edhe rivalë. 

Duet me Florin? Flet për herë të parë Albani: Ne jemi

Më pas Flori postoi një video në profilin e tij në "Instagram", ku me nota humori shprehej se nuk do të ketë këngë të re, pasi nuk do që t’i lutet Albanit, i cili deri më tani nuk i ka kërkuar asnjë këngë të përbashkët edhe pse ka qenë shpesh herë në studion e Florit.

E më në fund, duket se dikush foli seriozisht, ndonëse nuk na dha një lajm përfundimtar.

Duet me Florin? Flet për herë të parë Albani: Ne jemi

I ftuar në “Edicioni veror”, Alban Skënderaj theu më në fund heshtjen. Ai tregoi se ata gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe se kanë një marrëdhënie të mirë, por mbetet për tu parë në të ardhmen nëse do sjell ndonjë duet apo jo.

Po ashtu, Albani tregoi se duke qenë se mes tyre është ngritur prej vitesh një rivalitet që nuk ekziston, atyre u pëlqen që të luajnë pak me këtë pjesë.

Duet me Florin? Flet për herë të parë Albani: Ne jemi

Neve jemi miq shumë të mirë, që ndër vite ndoshta nuk na ka lidhur shumë puna, por ato pak herë që jemi takuar kemi kaluar shumë mirë. Nuk do thoja se ka një këngë por ka një lojë do thoja unë. Është një lojë do thoja unë që duket se është hapur dhe nuk e di deri ku do shkojë. A do kurorëzohet me një këngë? Nuk e di! Duhet të pyesni Florin. Është sfidë e madhe se ne jemi rivalë në fund të ditës…jo se bëj shaka. Ky rivaliteti i famshëm mes meje dhe Florit, që realisht nuk ekziston, por neve na pëlqen shumë se si e shohin njerëzit si lojë dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Por nuk e di se kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është. Ne e repektojmë shumë njëri-tjetrin si artistë, si njerëz kështuqë pse jo në të ardhmen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore