Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Duam feston 1-vjetorin e lindjes, Miriam Cani i bën dhuratën më të bukur (FOTO)

Duam feston 1-vjetorin e lindjes, Miriam Cani i bën dhuratën më

Si sot një vit më parë, dy këngëtarët e dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, u bënë prindër për herë të dytë. Çifti u bekua me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Duam.

Në 1-vjetorin e Duamit, mami Miriami ka menduar t’i bëjë një dedikim shumë të bukur, të cilin do ta ketë kujtim për gjithë jetën.

Këngëtarja ka publikuar sot një këngë kushtuar vogëlushit, e cila titullohet “Sa shumë të dua”.

Duam feston 1-vjetorin e lindjes, Miriam Cani i bën dhuratën më

Ajo nuk ka realizuar një videoklip për të, por ka zgjedhur një foto ku shfaqet bashkë me Duamit në krahë, teksa të dy janë veshur me të bardha.

 “Gëzuar ditëlindjen tënde të parë, dashuria ime! Këtë këgë të thjeshtë, por të sinqertë, mami e këndoi me shumë dashuri.

Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të dua Duam!”, shkroi ajo krahas fotos që ka publikuar pak minuta më parë në Instagram, nëpërmjet së cilës njofton edhe publikimin edhe publikimin e këngës.

Duam feston 1-vjetorin e lindjes, Miriam Cani i bën dhuratën më

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore