Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Dua t’ju njoftoj publikisht se...”/ Kejvina merr vendimin “drastik”: Do shihemi nga një cep tjetër

“Dua t’ju njoftoj publikisht se...”/ Kejvina merr vendimin

Kejvina Kthella pas pjesëmarrjes në "Big Brother Vip" dhe eleminimit, nuk ëhstë parë shpesh në ekranet shqiptare, duke qëndruar e tërhequr.

Duket se kjo nuk ishte diçka e përkohshme, pasi ditën e sotme ajo ka vendosur të largohet nga Shqipëria.   Në një njoftim në InstaStory, ajo tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat, por vendin se ku do të shkojë Kejvina nuk e ka ndarë me ndjekësit.

“Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës.”- shkruan Kejvina.

“Dua t’ju njoftoj publikisht se...”/ Kejvina merr vendimin

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore