
‘Dua të bëj një djalë të fortë shqiptar me Dua Lipën!’/ Deklaratat BOMBË e Andrew Tate për yllin e popit po bëjnë xhiron e rrjetit
Andrew Tate aktualisht ndodhet në qelinë e Rumanisë por që pas arrestimit të tij, në rrjet po qarkullon një intervistë e disa muajve më parë ku ka folur për yllin e popit Dua Lipa.
Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se është i dashuruar me këngëtaren e njohur shqiptare. Tate madje shtoi gjithashtu se do të dëshironte të kishte me të një djalë gjysmë-shqiptar të fortë. Por kur mendoi se Dua mund të ishte feministe gjë që ai e urren hodhi poshtë këtë ide.
“Kam parë një video të Dua Lipës shumë kohë më parë. Ajo ndodhej në Shqipëri duke bërë një valle tradicionale shqiptare. Mendoj se ajo do të mund të më jepte djem të fortë gjysmë-shqiptarë – ndoshta do të zgjidhja atë”.
“Por unë mendoj se ajo është një feministe ose një budallaqe. Pra, nëse do të flisja me të për më shumë se dy minuta, do të largohesha me siguri”, tha ylli romuno-britanik.
Kujtojmë që Andrew Tate mendon se gratë i përkasin shtëpisë, nuk mund të ngasin makinën dhe janë pronë e një burri.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




