
Dua Lipa u tregon amerikanëve gjithë supersticionet e shqiptarëve: Mos hidhni plehrat natën, nëse të kruhet... (FOTO)
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”. Gjatë kësaj interviste, 25-vjeçarja foli për nominimet e saj në çmimet “Grammy” si dhe thashethemet që u përhapën për një shtatzëni të mundshme. Madje Dua nuk la pa përmendur edhe supersticionet e shqiptarëve
Këngëtarja me famë botërore tha se nuk është shtatzënë për të sqaruar të gjithë njerëzit, që vazhdojnë ende të aludojnë. Kujtojmë se ajo publikoi para disa ditësh një foto të saj me disa emoji të një arushi një biberoni dhe një engjëlli dhe të gjithë menduan se ishte shtatzënë.
25-vjeçarja u shpreh në “Jimmy Kimmel Live” se ajo gjithmonë zgjedh rastësisht disa emoji për fotot e saj, por nuk e mendonte që këtë herë gjithçka do bëhej kaq e madhe dhe njerëzit do dyshonin se ishte shtatzënë.
Nga ana tjetër, Dua ka treguar se është shumë supersticioze, sepse në fund të fundit është shqiptare. Dhe për këtë arsye Jimmy Kimmel u interesua nëse shqiptarët janë supersticiozë.
“Në familjen time… Ka supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para”, tha Dua duke shtuar se këto janë gjëra qesharake.
Ndërsa Jimmy shtoi me shaka se dhe ai duhet të ketë ndonjë rrënjë shqiptare sepse është shumë supersticioz.



FOTO/ E veshur me Versace, Irina Shayk mahnit rrugëve të Milanos
Historia e plotë >
Çiljeta habit me deklaratën: Alban Hoxha është dashuria ime e dytë
Historia e plotë >

Kurat natyrale për qarkullim më të mirë të gjakut dhe kundër trombozës
Historia e plotë >

Jashtë Loje/ Çiljeta uron Ramën për fitoren dhe 'tallet' me Bashën
Historia e plotë >
Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

Studimi: Një në 3 pacientë vuan nga depresioni, edhe disa muaj pas shërimit nga Covid
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

