
Doni të humbisni peshë? Ja dieta “çudibërëse” me kumbulla të thata që ju vjen në ndihmë
Asnjë dietë nuk premton mrekulli, por nëse kombinoni regjimin e mëposhtëm me aktivitet fizik dhe pirjen e 8 gotave ujë në ditë, do të rrëzoni shumë shpejt 2-3 kilogramë brenda 7 ditëve.
Dieta e mëposhtme këshillohet të ndiqet për një javë. Bëhet fjalë për 1 menu të pandryshueshme, të cilën keni mundësi që ta kombinoni duke zgjedhur një ditë peshk e një ditë mish të bardhë pule.
Kumbullat e thata janë një dhuratë e çmuar për organizmin pasi luftojnë kapsllëkun, rrëzojnë kilogramët e padëshiruar, parandalojnë infeksionet e ndryshe falë përbërësve me veti antibakteriale dhe antiinflamatore, mbrojnë trurin nga veprimi i radikaleve të lira, ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike sikurse janë sëmundjet kardiovaskulare, ndihmojnë në trajtimin e diabetit të tipit 2, ulin kolesterolin e keq në gjak etj.
Mëngjesi: 1 gotë me ujë të vakët dhe limon, 6 kumbulla të thata, 10 kokrra fruta të thata (nuk këshillohen kikikirikë dhe bajamet e kripura).
Vakti para drekës: 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata.
Dreka: 1 vezë e zier, 150 g mish i bardhë pule ose peshk (gjithmonë i gatuar në avull), 50 g djathë pa yndyrë dhe 6 kumbulla të thata .
Zemra (vakti i pasdites): 1 mollë jeshille dhe 6 kumbulla të thata.
Darka: 1 gotë kos, 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata.


Kristi pëlqen Oltën? Zhaklina: Mes jush ka një....
Historia e plotë >
Pas kësaj ore bëni mirë të mos pini kafe
Historia e plotë >



“Ajo është xheloze”/ Kiara dhe Tea “sherr” për Luizin: Ajo e përqafon...
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana

Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament, çfarë zbuloi studimi tjetër?
Aktualitet


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >

