Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Do të trazojë sërish rrjetin? Donald Veshaj paralajmëron surprizën e madhe!

 

Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Duket se për këtë sezon veror edhe Donaldi do të publikojë një projekt të ri muzikor, pasi vetëm pak më parë ka postuar në Instagram disa foto nga klipi i këngës së re, ku duket në një varkë në mes të detit, duke pirë cigare dhe duket se do të jetë një këngë dashurie, pasi shkruan:

Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë

 

Pas gjendjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë 7 vjeç humbi jetën pasi u përplas nga një skaf, reagimet kanë qenë të shumta. Ndër shumë personazheve të njohur, ka reaguar edhe Donaldi me anë të një video të postuar në Instagram, ku i është drejtuar policisë detare, ministrisë dhe personave përgjegjës për këto tragjedi të vazhdueshme dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes të së ndjerës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore