Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Do të shkriheni së qeshuri nga veprimi i fundit i Elgit Dodës!

 

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t'i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

E postimet e dyshes rreth përditshmërisë së tyre nuk janë të pakta, por një Instastory më i fundit nga producenti do t'ju shkrijë me të vërtetë së qeshuri. Teksa ka treguar se ka nxituar për të dalë nga shtëpia, gabimisht ka veshur çorapet e djalit të tij të vogël, Krid.

Kur e ke me të shpejtë dhe padashje vesh çorapet e Kridit

 

Pas suksesit të fundit me këngën ‘A e din’, e cila është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, Elgiti tregoi se nuk ka të ndalur dhe vetëm para pak ditësh publikoi ‘Nuk muj mo’, një këngë dashurie shumë prekëse.

Në një intervistë të bërë së fundmi, Elgiti ka treguar më shumë mbi propozimin surprizë që i bëri Kleas.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore