Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Do japë deklaratën e fortë për Tean nëse bën 300 mijë ndjekës në “Facebook”, Fationi ironizon Andin: Lënë pjeshkën...

Do japë deklaratën e fortë për Tean nëse bën 300

Pak ditë më parë, Tea zbuloi se ndërkohë që luante lojën me Andin edhe ky i fundit kishte një lidhje jashtë emisionit. Tea nuk e tha emrin e vajzës, por të gjithëve ju lindën dyshimet se bëhet fjalë për Melisën. Andi dhe Melisa janë përfolur gjithmonë për një lidhje jashtë emisionit, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë.

Në lidhje me deklaratën e Teas nuk mungoi as reagimi i Andit. Ai u shpreh se do nëse do të arrijë një numër të caktuar ndjekësish në Facebook, shumë shpejt do të zbulojë të vërtetën e tij. Andi hodhi thumba për Tean dhe nënkuptoi se ajo çfarë tha ishte e vërtetë.

“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh… Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në “Facebook” do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, shkroi Andi.

Mirëpo pas kësaj deklarate, ka pësuar edhe një reagim nga Fation Kuqari, ky i fundit ka ironizuar Andin, duke u shprehur se ai është i gatshëm që të japë gjithçka vetëm për disa ndjekës ose para.

“Hahahaha në ça bote jetojmë meshkuj që lënë pjeshkën me koncesion për follow mendo për lekë ç’bëjnë. Yy barbona. Po kapa 3000000K ndjekës në Facebook ose në Insta do tregoj si bëj shurrën”, ka shkruar Fationi.

Postimin e tij ai e ka shoqëruar edhe më një countdown, duke u tallur me të gjithë personazhet e “Për’puthen”, që kanë bërë këtë gjë kur kanë zbuluar të vërteta e tyre.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore