Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Do hyj përsëri në “Big Brother VIP”? Postimi i Big Mamës që ngriti dyshimet (FOTO)

Do hyj përsëri në “Big Brother VIP”? Postimi i Big

BB VIP - Këngëtarja e dashur për publikun, Big Mama, ishte pjesë e shtëpisë së "Big Brother VIP". Për aq kohë sa qëndroi, ajo fitoi akoma më shumë zemrat e publikut.

Por papritmas ndodhi një debat shumë i rëndë midis këngëtares dhe Antonela Berishës. Debati u pasua me ofendime dhe fyerje të shumta, si dhe me kërcënime të vazhdueshme.

Pasi Big Mamës iu kërkua të qetësohej, ajo vendosi të largohej përfundimisht nga gara.

Do hyj përsëri në “Big Brother VIP”? Postimi i Big

E rikthyer në studio, këngëtarja e njohur ka folur për të gjithë situatën e rëndë. Ajo e ka startuar fjalën e saj duke i kërkuar falje produksionit, dhe veçanërisht familjes së Antonelës, por jo kësaj të fundit.

Po mesa duket këngëtaren e ka marr malli ta vazhdojë rrugëtimin e saj. Big Mama ka postuar në "Instastory" një video ku shfaqet dera e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

"A të futem prap? Si thoni?", shkruan këngëtarja krahas videos në fjalë, duke ngritur dyshimet se mund të kemi një rikthim të një ish-banoreje në shtëpinë e "Big Brother VIP".

Do hyj përsëri në “Big Brother VIP”? Postimi i Big

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore