Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Do doja të mos e kisha përmendur”/ Noizy zbulon nëse do bashkëpunojë me Elvana Gjatën: Nuk e mbyll...

“Do doja të mos e kisha përmendur”/ Noizy zbulon nëse

Reperi i njohur, Noizy, ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” në Top Channel, ku është pyetur hapur nëse ka menduar ndonjëherë që të realizojë ndonjë bashkëpunim me Elvana Gjatën.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, është shprehur Noizy duke lënë të nënkuptojmë që hatërmbetjet mes tyre tashmë nuk ekzistojnë.

“Mund të keni një bashkëpunim?”, e ka pyetur më tej Ori Nebijaj.

“Po, e kemi diskutuar. Nuk dua ta mbyll karrierën pa patur një këngë me Elvanën”, përfundoi reperi i njohur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore