Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Do doja të bëhej futbollist”/ Rrëfehet babai i Capital T: Gruan e dua më shumë...

“Do doja të bëhej futbollist”/ Rrëfehet babai i

Të shtunën që kaloi ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ai tregoi se djali i tij, reperi i njohur Capital T, la futbollin për t’u bërë këngëtar.

“Është shumë e çuditshme, ka qenë futbollist kur kemi ardhur nga Franca, aty zuri vendin e dytë dhe isha shumë krenar pasi djali po më bëhej futbollist dhe po kënaqesha, kur pas 2-3 ditësh më thotë që nuk dëshironte të luante futboll por të merrej me muzikë”, tha babai i reperit të dashur për publikun.

Ndërkohë në “AfterParty” me Luanën, Ademi është shprehur se pavarësisht sa i suksesshëm është në muzikë i biri, do dëshironte që Trim Ademi të bëhej futbollist. Madje ai shtoi se i biri është lojtar më i mirë se ai.

“Do doja të bëhej futbollist”/ Rrëfehet babai i

Gjatë kësaj interviste ku ka pyetje pikante, presidenti i FFK-së zbuloi edhe detaje nga marrëdhënia me bashkëshorten duke pranuar se është xheloz dhe se është ai që e do më shumë.

“Duhet të pyesim dhe atë, por e dua unë më shumë. Ajo më bën më shumë surpriza,”- tregoi ai.

Teksa u pyet se çfarë dëshiron nga “Viti i Ri 2021”, Presidenti i FFK u shpreh: “Kualifikimin e Kosovës në Botëror!”

Futbollisti më i mirë shqiptar, sipas tij, është Fadil Vokrri ndërsa golin e parë nga Valon Berisha në ndeshjen me Anglinë e cilësoi si më të bukurin në historinë e Kosovës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore