
Djali iu arrestua dy vite më parë për 30 gr hashash/ Babai i 24-vjeçarit: Avokatët janë sekserë të prokurorëve, 25 mijë euro për... (FOTO)
Babai i 24-vjeçarit Gentian Muratit, Tahir Murati, akuzon avokatin Ilirjan Dyzeni dhe prokuror, Arben Nikaj, se i kanë kërkuara atij dhe djalit tjetër 25 mijë euro që të lirojnë nga burgu Gentianin.
Ky i fundit është arrestuar me 30 gramë hashash para dy vitesh, dhe akuzohet për konsumim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Që nga momenti i arrestimit nuk është bërë asnjë seancë gjyqësore për të, nga ajo ditë ai vijon të jetë në paraburgim.
Për mikrofonin e “Shqipëria Live”, Tahiri u shpreh se ka patur një komunikim me prokurorin e çështjes, ku ky i fundit i ka premtuar se nëse i jep 25 mijë euro djali del nga burgu.
“Po bëhen më shumë se dy vite që djali im është arrestuar në Laç të Kurbinit për 30 gramë hashash. Prokuroria hesht prej dy vitesh. Për 33o gamë hashash e kanë lënë 2 vjet e 2 muaj pa e kaluar në gjykatë. Avokatët janë sekserë të prokurorëve dhe gjyqtarëve për të mbledhur sa më shumë para, për t’i ndarë së bashku. Prokurori Arben Nikaj pret të marrë paratë 25 mijë euro më kanë kërkuar që të paraqesin dosjen në gjykatë dhe që të më sjellin djalin në shtëpi. Po unë ku t’i marr 25 mijë euro kur jetoj në çadër?”, tha Tahir Murati.
Familja e tij jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, ku që prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 ata jetojnë në çadër para shtëpisë së tyre.





Automjeti përplas efektiven e policisë në Tiranë
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Toka e premtuar/ Shifra, sa shqiptarë jetojnë në SHBA

Media franceze: Covid, spitalet në Ballkan drejt kolapsit dhe me mungesa mjekësh

Rritet numri i të infektuarve me COVID, 10 persona humbin jetën
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
