Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Dikur në Bllok rrinin vajzat e shkolluara”/ Shqipja dhe Graciano: Tani, ata që rrinë në periferi e frekuentojnë më shumë

“Dikur në Bllok rrinin vajzat e shkolluara”/ Shqipja dhe

Teksa nëpër rrjetet sociale promovohet jeta e Bllokut, çfarë ndodh në periferinë e Tiranës? E pikërisht tema që u diskutua sot në “Trotuar” në emisionin “E Diell” në Top Channel, ishte “Jeta Jashtë Bllokut”.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj u shpreh se “është bërë si një lloj ‘boomerangu”.

“Para shumë vitesh në Bllok shkonte një vajzë e shkolluar, e informuar me familje të mirë, me para. Kanë qenë vajza të sakta. Sot kanë ndryshuar gjërat. Periferia ka ardhur në Tiranë, është në Bllok”, tha ajo.

Ndërsa nga ana tjetër, balerini Graciano Tagani tha se Blloku nuk frekuentohet më nga personat që rrinë afër, por nga ata që qëndrojnë në periferi se i pëlqen ai stil jetese.

“Ato që rrinë në periferi e frekuentojnë më shumë Bllokun sepse i pëlqen ai stil jetese. Ndërsa ata që kanë qëndruar në Bllok për shumë vite, as nuk duan të shkojnë në Bllok, por shkojnë në periferi për të pasur qetësi dhe për të qendruar rehat me miqtë e tyre”, tha balerini i njohur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore