
Dhunoi brutalisht të dashurën, ja me çfarë dënohet aktori i famshëm turk (FOTO)
Një ndër aktorët më të njohur në Turqi, Ozan Guven, është akuzuar se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz.
Mediat turke kanë publikuar fotot e të dashurës së aktorit, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak. Sipas të dashurës së aktorit, dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll. Ajo ka deklaruar se e ka denoncuar aktorin i cili sipas saj e ka dhunuar për 1 orë.
Thuhet se gjithçka ka ndodhur pasi Deniz kishte përmendur ish-partnerin e saj.
Pas përballjes në gjykatë ditën e sotme, është marrë vendimi për aktorin e njohur turk.
Për 2 muaj, Guven e ka të ndaluar t’i afrohet partneres së tij. Aktori e ka kundërshtuar vendimin duke treguar edhe fotot ku sipas tij është goditur nga e dashura. Mirëpo gjykata ka refuzuar rishikimin e vendimit duke deklaruar se vendimi për aktorin është marrë në bazë të ligjit.
Guven u bë i njohur për publikun shqiptar prej rolit të “Rustem Pashait” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”. /revistawho.com






Sindi bën deklaratën e fortë: E shoh Muratin si partnerin tim të ardhshëm
Historia e plotë >

“Janë shumë më seksi”- Miley Cyrus: Femrat më tërheqin më shumë se meshkujt
Historia e plotë >
Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rreziqet që i kanosen botës/ Vendet e pasura duhet të shpërndajnë vaksin...
Historia e plotë >
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Studimi/ Pasi shërohen nga Covid, 3 në 4 pacientë vazhdojnë të shfaqin simptoma!

Pesë persona humbin jetën nga COVID, mes tyre edhe një 48-vjeçar, ja numri i rasteve të reja

"S'ka më vende në spitale presim të shërohet ose të vdesë dikush që...", mjeku jep alarmin: Komiteti Teknik të veprojë
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

