
"Dhjetori me temperatura të larta...", çfarë po paralajmëron Yll Limani?
Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Kanë kaluar vetëm tre javë nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili titullohet “Malet” e mesa duket Ylli ka gati këngën e tij të re, që do të publikohet së shpejti. Këtë na e ka treguar vetë artisti pak ditë më parë, duke na treguar disa rreshta nga teksti i këngës. Ndërsa vetëm pak më parë Ylli ka dashur të na tregojë pak më shumë nga ky projekt muzikor dhe ka postur një video të shkurtër në makinë teksa në sfond dëgjohet një pjesë nga kënga e re e tij. Gjithashtu Ylli është shprehur se kënga do ta bëj këtë muaj më të nxehtë.
Dhjetori me temperatura të larta
Ka vetëm pak ditë që Kida ka publikuar këngën e saj të re, e cila titullohet “Ma lujte” e gjithashtu së fundmi Ylli ka publikuar një këngë të re, e cila titullohet “Malet” dhe mesa duket të dy artistët nuk do të bëjnë aspak pushim dhe do të bashkojnë forcat për të sjell një bashkëpunim muzikor. Këtë e kemi kuptuar nga postimet e fundit të tyre në Instastory. Ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë muzikor edhe pse shoqëria e tyre ka nisur prej kohësh.




Zhaklin-Luizit: Aty nuk je më vetëm, po bën lojë dyshe me Kiarën
Historia e plotë >



NOMINIMI/ Ja kush banor u largua nga shtëpia e Big Brother Vip 2
Historia e plotë >
Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




