Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Dhëndri e la ditën e dasmës, nusja merr vendimin që i habiti të gjithë: Kisha shpenzuar gjithë ato para... (FOTO)

Dhëndri e la ditën e dasmës, nusja merr vendimin që i habiti

Edhe pse dhëndri e la në ditën e dasmës, nusja vendosi që të mos mërzitej por të festonte me familjen dhe miqtë në dasmën e saj prej 12 mijë paund.

27-vjeçarja, Kayley Stead, nuk e la mungesën e një dhëndri që t’i prishte ditën e saj të madhe. Ajo bëri një hyrje të madhe me fustanin e nusërisë, mbajti fjalim, kërceu dhe bëri foto të shumta profesionale.

Dhëndri e la ditën e dasmës, nusja merr vendimin që i habiti

“Dita u kthye në një ditë për të cilën do të jem gjithmonë krenare. Vërtetë kur të mendoj për atë ditë do të buzëqesh, sepse gjithmonë do të më kujtojë se nuk kam nevojë për dashurinë e dikujt tjetër për të qenë e lumtur”, ka thënë e reja.

“The Sun” shkruan se pasi dëgjoi se dhëndri 21-vjeçar, Kallum Norton, nuk po shkonte në dasmë, nëpunësja e sigurimit vendosi që të fshinte lotët dhe të rregullonte makijazhin e u tha të gjithëve: “Unë do ta bëj dasmën”.

Dhëndri e la ditën e dasmës, nusja merr vendimin që i habiti

“I kisha shpenzuar të gjitha këto para, mezi prisja ushqimin, një kërcim me babain tim, të kaloja kohë me familjen time, kështu që pse jo?”, ka shtuar 27-vjeçarja.

Kayley u shpreh se nuk donte që ta kujtonte si një ditë trishtimi të plotë. Me ndihmën e motrës së saj 29-vjeçare, arriti që t’u thoshte të ftuarve se çfarë kishte ndodhur.

Dhëndri e la ditën e dasmës, nusja merr vendimin që i habiti

Ndërkohë kabina e fotografive ku shkruhej ‘Mr and Mrs’ u zëvendësua me emrin e Kaylye’s.

Në vend që të ndante kërcimin e saj të parë me dhëndrin, Kayley vallëzoi me babanë e saj, Brian, 71 vjeç. Gjithashtu nusja kërceu edhe me vëllezërit Craig, 47 vjeç, Matthew, 46 vjeç, Gary, 46 vjeç dhe një tjetër Craig, 43 vjeç.

Dhëndri e la ditën e dasmës, nusja merr vendimin që i habiti

Kayley nga Portmead, Swansea, ishte e lidhur me Kallum prej gati katër vitesh. Ishte ai që i propozio në gusht të vitit 2020.

Një natë para dasmës së 15 shtatorit, 27-vjeçarja qëndroi në një AirBnB, duke festuar me shoqërueset e saj, ndërsa dhëndri dhe shoqëruesit e tij qëndruan në një karvan pranë vendit të ngjarjes.

Por ai u largua nga vendi ku po festonte atë mbrëmje dhe nuk u kthye më.

Dhëndri e la ditën e dasmës, nusja merr vendimin që i habiti

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore