Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Deri dje e ofendove Anën”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” sqaron: Nuk do vazhdojmë duke shkulur flokët...

“Deri dje e ofendove Anën”/ Ish-konkurrentja e

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me fansat e saj të shumtë. Ndjekësit ishin shumë kurioz të dinin detaje rreth pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen Prime”.

“Sikur nuk do shkelje më në “Për’puthen”. por nejse fake të gjithë”, i shkruan një ndjekës, të cilit ajo i përgjigjet: “Kam thënë që nuk do shkelja në Përputhen si konkurrente, jo nëse më ftojnë për të dhënë opinione. O njerëz merrni gjërat siç janë, jo siç doni ju, se latë nam”.

“Deri dje e ofendove Anën, pse bën si shoqe me të tani? E kam pa të keq, ma kthe të lutem”, i shkruan dikush tjetër. Ish-konkurrentja i përgjigjet se bëhen bashkë se i lidh puna.

“Nëse na shihni bashkë do të thotë na lidh puna, jo se jemi bërë shoqe të ngushta Kemi lënë mënjanë mërirat e emisionit dhe po vazhdojmë jetë normale. Nuk do vazhdojmë tërë jetën duke shkulur flokët”, tha Shqipja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore