Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Dasma e Arminës dhe e Shkëlzenit, gazetari i njohur zbulon si shkoi i paftuar në ceremoni

Dasma e Arminës dhe e Shkëlzenit, gazetari i njohur zbulon si shkoi i

Që nga dita e djeshme, dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, është kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Gjithashtu konsiderohet edhe si një dasmë madhështore, ku të ftuar kishte edhe shumë personazhe të njohur të ekranit.

Madje në dasmë janë bërë pjesë edhe persona krejt papritur. Kështu i ka ndodhur moderatorit dhe gazetarit të njohur, Blendi Salaj. Ai tregoi për “Wake Up” se si përfundoi pa dashje në dasmën e Arminës.

“Si e diel që ishte vendosëm që së bashku me dy miqtë tani dhe fëmijët të shkonim për drekë diku. I takuam dhe vendosëm të shkonim në një Agroturizëm që nuk kishim qenë ndonjëherë. Nuk e dinim ku ishte kështu që hapëm “Google Maps” dhe filluam të ecnim. Kur shohim që hymë në Shijak.

Më në fund pas një rruge të gjatë arritëm. Kur shohim disa shenja provizore që lexonin: Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit. “Mos”- thashë: “Qenka i mbyllur për eventin!” I morëm në telefon por sigurisht ishin mbyllur. Dhe kështu un shkova i paftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!”- theksoi Blendi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore