Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Dashuria është…”/ Tuna i dërgoi “mesazh të koduar” Patrisit? (FOTO)

“Dashuria është…”/ Tuna i dërgoi “mesazh

Ndarja e tyre ka bërë bujë në mediat rozë dhe po komentohet shumë nga fansat. Është fjala për divorcin e Tuna Sejdi me Patris Berishën.

Pasi në media u përhap lajmi se çifti i njohur i ka dhënë fund dashurisë, Tuna vendosi që të hiqte nga “Instagram”-i i djalit të sa mbiemrin e Patrisit. Por jo vetëm kaq, këngëtarja hoqi gjithashtu partnerin nga lista që Tian ndjek në këtë rrjet sociale.

“Dashuria është…”/ Tuna i dërgoi “mesazh

I menjëhershëm ishte reagimi i Patrisit, i cili publikoi në “Instagram” një video duke u puthur me të birin dhe përkrah saj shkroi: “Tian Patris Berisha”. Në këtë mënyrë ai ju rikujtoi edhe një herë të gjithëve emrin që djali i tij mbante më herët në “Instagram” e që do të ketë gjithë jetën.

Askush nuk ka folur publikisht për ndarjen, mirëpo postimi i fundit i Tunës në “Instastory” na bëri të mendojmë se ajo kërkon të thotë diçka. Këngëtarja ka publikuar një shprehje paksa ‘të hidhur’ që kujt t’i djegë, le ta mbajë.

“Dashuria është…”/ Tuna i dërgoi “mesazh

 “E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore