
Dani Alves në burg për abuzim seksual/ Gruaja i del në mbrojtje: Femrat e ngacmonin në praninë time
Një nga lojtarët më të mirë të dekadës së fundit, Dani Alves, është arrestuar ditën e djeshme nën akuzën e ngacmimit seksual në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor të vitit të shkuar.
Ai është akuzuar nga një vajzë 23-vjeçare, teksa partnerja e ish-futbollistit të Barcelonës, supermodelja Joana Sanz, ka folur në lidhje me këtë temë, duke mbrojtur bashkëshortin e saj.
Ajo tregon se edhe kur Alves i është afruar asaj për herë të parë, e ka bërë me shumë mirësjellje. Ajo shkon edhe më tej kur shprehet se ka shumë gra që e ngacmojnë vetë të dashurin e saj, duke lënë të kuptojë se ai nuk ka përse të përdhunojë dikë.
“Unë e njoh burrin tim. E di sa i respektueshëm është. Edhe kur më njohu, nuk më tregoi mungesë respekti. E kam parë shumë herë sesi gra mjaft të guximshme i afrohen burrit tim në zonën VIP, duke u përpjekur ta joshin para syve të mi”, tha Sanz për “AS”.
Ndërkohë, Dani Alves nga dje është lojtar i lirë. Klubi i tij, Pumas, ku kishte firmosur para disa muajsh në Meksikë, i ka ndërprerë kontratën në mënyrë të njëanshme brazilianit, pas akuzave për ngacmim seksual dhe arrestimit të tij.
Dani Alves u dërgua në burgun Centro Penitenciario Brians 1 në Barcelonë këtë mbrëmje, teksa i shpejtë ka qenë reagimi i mediave, që tregojnë ambientet ku është dërguar mbrojtësi i djathtë, që mban rekordin si lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit.

Ilir Shaqiri analizon lojën e Luizit dhe Oltës në këtë "Big Brother VIP"!
Historia e plotë >




“Je shumë i frusturar”/Olta-Kristit: Kopjon Robertin çdo sekondë
Historia e plotë >


Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




