
Dafina në vaj ulliri, njihuni me fuqinë e dyfishtë shëruese që ka
Dafina është një erëz, lavdia e së cilës nuk shuhet kurrë. Me plotë të drejtë gjethet e saj kanë simbolin e lavdisë dhe vlerësohen anë e mbanë botës.
Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por ato kanë fuqi jashtëzakonisht të mëdha shëruese.
E kur këto fuqi bashkohen me vlerat e vajit të ullirit, ajo që përftohet është një kurë fantastike shëndetësore.
Përpara se të flasim për këtë kurë, le t’i hedhim një sy vlerave kryesore të gjethes së dafinës.
Gjethja e dafinës është efikase kundër dhimbjeve.
Dafina qetëson sistemin nervor.
Gjethet e dafinës stimulon djersitjen.
Kjo bimë forcon sistemin imunitar.
Gjethja e dafinës përmirëson mirëqenien mendore.
Si të përgatisni vaj ulliri me gjethe dafine:
Këtë kurë mund ta përdorni për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve.
Përbërësit:
60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata
500 ml (dy gotë) vaj ulliri
Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë
Udhëzimet:
Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës.
Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri.
Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.
Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme.
Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër.
Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.
Si përdoret vaji shërues:
Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin.
Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit.
Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës.
Dhimbja do të ikë brenda pak kohe.
Si mund të pihet
Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin.
Mund të konsumoni një lugë gjelle në mengjes esëll për 30 ditë.
Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme.
Vlerat fantastike të vajit me dafinë
Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.
Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin.
Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.
Këtë vaj mund ta përdorni edhe si një locion natyral për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza./AgroWeb




“Mjekët i humbën shpresat”, Arbër Hajdari tregon luftën me vdekjen (Video)
Historia e plotë >
Pse Luiz Ejlli u përfshi te "Fundjavë Ndryshe"? Përgjigjet Arbër Hajdari!
Historia e plotë >

Kuptimi prekës që fshihet pas kurorës së preferuar të Kate Middleton!
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet




EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, humb jetën 55-vjeçari, e zë poshtë zetori
Historia e plotë >