
Cristiano Ronaldo dhe Georgina shijojnë çdo sekondë të jetës luksoze në Lindjen e Mesme!
Thashethemet për një krizë në marrëdhënien e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez duket se po marrin fund pasi çifti së fundmi ndau disa foto në rrjetet sociale nga shëtitjet e tyre familjare, teksa kishin parë disa nga pamjet që qyteti i Riyadhi ka për të ofruar.
Kujtojmë se Cristiano Ronaldo nënshkroi me Al Nassr një kontratë prej 400 milionë dollarësh, por, për shkak të pezullimit me dy ndeshje nga Premierliga, ai nuk ka mundur të debutojë deri më tani në Ligën e Arabisë Saudite. Kjo do të thotë se paraqitja e tij e parë në Arabinë Saudite do të vijë të enjten në miqësoren kundër PSG.
Quality time with my loves ?? pic.twitter.com/1kQk9aUkOs
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) January 16, 2023
Jeta luksoze që Ronaldo do të ketë në Arabinë Saudite është e qartë, pasi ai do të jetojë në një nga lagjet më të shtrenjta të Riyadhi-t. Megjithatë, ai duhej të ishte i sigurt se lumturinë do ta ndjente çdo pjesëtar i familjes dhe me fotot e fundit duket se ai dhe Georgina do të shijojnë kohën së bashku në Lindjen e Mesme.
Paraqitja e Georgina gjatë zbulimit të Ronaldos me Al Nassr u mor si një shenjë krize, të cilën Georgina u përpoq ta minimizonte me postimet e saj në rrjetet sociale. Mirëpo, dyshimet vazhduan deri të hënën kur ata shfaqën fotot e sipërpërmendura ku ishin bashkë.
“Kohë cilësore me dashuritë e mia”, ka postuar Cristiano në llogarinë e tij në Twitter së bashku me dy foto, ku njëra tregon të gjithë familjen në një varkë me një liqen në sfond dhe disa ndërtesa në qytet.
Në tjetrën, në atë që duket si një akuarium, Georgina përqafon futbollistin, i cili buzëqesh para kamerës.

Ryan Reynolds, përgatitja dhe dieta e tij strikte për rolin në “Deadpool”!
Historia e plotë >
Thikë pas shpine?! Sa ka kontribuar Luizi në daljen e Armaldos nga "BBV"?
Historia e plotë >
Olta akuzon Luizin: "Pabesi, ke humbur pikë!"
Historia e plotë >

Sazan Guri hap dyert e mortit për qenin: Pres vizita 40 ditë rresht
Historia e plotë >



Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?
Aktualitet



E zuri kamioni poshtë, ky është mekaniku që humbi jetën në Kurbin
Historia e plotë >
