Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Capital T i dedikon fjalët speciale vajzës që i ka rrëmbyer zemrën

Capital T i dedikon fjalët speciale vajzës që i ka rrëmbyer

Capital T ishte i ftuari i moderatores dhe autores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”.

Artisti së fundmi ka publikuar albumin e tij të fundit, “Skulpturë”. Kështu u titullua edhe intervista për Capital T, e cila në përmbajtje kishte pyetje lidhur me titujt e këngëve të këtij albumi.

Një nga këngët e Ademit, e cila u bë edhe pyetje në këtë puntatë është “Mi amor”, e për këtë titull “detyra” e Capital T ishte: “Bëji një dedikim dashurie “Mi Amor-it tënd” sot nëpërmjet kameras”.

Me shumë sportivitet e duke na ritreguar se mesa duket është një vajzë që i ka “rrëmbyer” zemrën Trimit, përgjigjja e tij ishte: ”T’du mas shumti, je ma e mira n’botë.”

Nuk dihet ende cila është kjo vajzë, por ama një përgjigjje e morëm, mesa duket Trimi nuk është më i “lirë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore