
Britney Spears akuzohet nga e motra: E çrregullt dhe paranojake
Britney Spears dhe motra e saj Jamie Lynn janë përplasur në një mosmarrëveshje publike për një intervistë të fundit televizive dhe marrëdhënien e kaluar të çiftit. Këngëtarja akuzoi motrën e saj më të vogël se e përdori intervistën të mërkurën për të promovuar librin e saj të ri "mbi kurrizin sajj".
Britney tha se Jamie Lynn "nuk i është dashur kurrë të punojë për asgjë" dhe familjes "i pëlqen që ta rrëzojë dhe ta lëndojë". Jamie Lynn tha se deklaratat e Britney nuk ishin "të vërteta" dhe ajo ishte i kishte qëndruar gjithmonë pranë të motrës në momentet e saj më të vështira.
30-vjeçarja tha gjithashtu se duhej t'u shpjegonte fëmijëve të saj "përse familja jonë vazhdon të marrë kërcënime me vdekje, si rezultat i postimeve të paqarta dhe akuzuese të tezes së tyre, veçanërisht kur e dimë se ajo mund të thoshte të vërtetën".
Britney ka kritikuar vazhdimisht familjen e saj për mënyrën se si ajo trajtohej gjatë kujdestarisë 13-vjeçare, kur financat dhe stili i saj i jetesës kontrolloheshin nga babai Jamie. Marrëveshja u përfundua nga një gjykatë në nëntor.
Motra e Britney-t dha një intervistë për Good Morning America të ABC-së në fillim të kësaj jave për të promovuar librin e saj me kujtime “Things I Should Have Said”.
Libri thuhet se detajon historinë e saj të jetës, duke përfshirë aksidentin pothuajse fatal të vajzës së saj të vogël në 2017, marrëdhënien e saj me Britney dhe rolin që ajo luajti në kujdestarinë kontroverse të këngëtares.
Gjatë intervistës, Jamie Lynn e përshkroi veten si "mbështetësja më e madhe e motrës vet" dhe tha se "ndërmori hapa për të ndihmuar" në përfundimin e kujdestarisë. Por, sipas ABC, ajo gjithashtu e përshkruan sjelljen e Britney-t në të kaluarën në libër si "të çrregullt", "paranojake" dhe "spirale".


E diela speciale e Semi Jaupaj!
Historia e plotë >


Zbulohet shkaku i ndarjes së Kim Kardashian dhe Pete Davidson!
Historia e plotë >
Dafina Zeqiri falenderon ndjekësit e saj për suksesin e radhës!
Historia e plotë >
Loredana paralajmëron projektin e ri muzikor!
Historia e plotë >

Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >