Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Blerimi i kthehet ashpër Antonelës: Po të kursej në respekt të mamit tënd

Blerimi i kthehet ashpër Antonelës: Po të kursej në respekt

Përballja e disa ditëve më parë mes Antonelës dhe Atdheut, nuk u prit aspak mirë nga dy djemtë që kishin shprehur pëlqim ndaj saj. Riniani dhe Blerimi duket se u zhgënjyen shumë nga takimi katër minutësh që ata të dy patën.

Por jo vetëm kaq, Antonela u shfaq në Sarandë me Atdheun. Ata nuk publikuan foto me njëri-tjetrin, por imazhet e postuara në rrjetet sociale ngritën menjëherë dyshime.

Puntatën e ditës së djeshme, Blerimi ju kthye kundër Antonelës në emision. Ai i kërkoi shpjegime për takimin 4 minutësh dhe më pas udhëtimin drejt Sarandës me Atdheun.

Blerimi i kthehet ashpër Antonelës: Po të kursej në respekt

“Unë isha me familjen time në Sarandë dhe ti nuk mund të më kërkosh mua llogari se nuk jam gruaja jote. Kam shkuar për punët e mia në Sarandë”, tha Antonela.

Më pas Blerimi ngriti aludime se Atdheu dhe Antonela janë takuar më herët në lokal për t’u sqaruar me njëri-tjetrin dhe jo në studio. Ai shtoi se nëse do të ishte për të nuk do të kursehej me akuzat, por nuk flet për shkak të respektit që ka për nënën e saj.

“Sinqerisht po të kursej në respekt të mamit tënd. Unë jam e sigurt se ajo është shumë kundër këtyre gjërave që po bën ti këtu”, tha Blerimi.

Ai edhe e ironizoi Antonelën, duke u shprehur se dëshiron një takim 4 minutash me Shqipen, sepse ka simpati ndaj saj

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore